Flash News

Bota

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan synon Stambollin

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan synon Stambollin

Rreth 61 milionë votues do të zgjedhin kryetarët e bashkive në 81 provincat e Turqisë, si dhe anëtarët e këshillit krahinor dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Këtë herë partia kryesore e opozitës, socialdemokrate CHP, nuk ka arritur të mbledhë mbështetjen e një kandidati të vetëm.

Partia pro-kurde DEM, për shembull, e treta më e madhe në parlamentin prej 600 vendesh, po paraqet dy kandidatë për kryetar bashkie të Stambollit, ndërsa në garën e 2019-ës ajo ra dakord të qëndronte jashtë votimit për të mbështetur në mënyrë implicite opozitën.

Fleta e votimit të Stambollit ka 49 kandidatë dhe do të jetë e gjatë 97 centimetra.

Rruga e Erdoganit drejt pushtetit në Turqi filloi në Stamboll kur ai u zgjodh kryebashkiak i qytetit mitik që përfshin Evropën dhe Azinë në vitin 1994.

Aleatët e tij e mbajtën qytetin derisa Ekrem Imamoglu i Partisë Laike Republikane Popullore (CHP) mori kontrollin pesë vjet më parë.

Sapo ai u rizgjodh si president majin e kaluar -- ai ka qenë kreu i shtetit që nga viti 2014 -- Erdogan nisi fushatën për të rimarrë qytetin me 16 milionë banorë.

"Stambolli është xhevahiri, thesari dhe bela e syrit të vendit tonë," tha lideri 70-vjeçar në një tubim në qytet së fundmi.

Të fundit