Flash News

Bota

Sot nis kampionati europian, ndeshja e parë Itali-Turqi; si do të zhvillohet Euro 2020

Sot nis kampionati europian, ndeshja e parë Itali-Turqi; si do të

Sot do të nisë kampionati europian 2020, pasi një vit më parë u shty për shkak të pandemisë. Kampionati i 16-të europian i futbollit do të zgjasë deri më 11 korrik.

Ndeshja që do të çelë kampionatin do të jetë midis Italisë dhe Turqisë dhe do të luhet në Romë.

Kampionati do të zhvillohet në kushtet që imponon pandemia. Tifozët nga Turqia nuk do të lejohet, por nëse ata jetojnë në Europë mund të shkojnë në mbështetje të skuadrës së tyre.

16 mijë tifozë do të lejohen ta ndjekin sfidën në stadium. Për herët të parë kampionati do të zhvillohet në 11 qytete evropiane. Përfaqësuesit e 24 vendeve do të synojnë trofeun që aktualisht mbahet nga Portugalia.

Të fundit