Flash News

Bota

Sot raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, 11 kandidatë kërkojnë të ‘rrëzojnë’ Macron

Sot raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, 11

Votuesit francezë do të shkojnë sot drejt qendrave të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas një fushate të dobët të lënë në hije nga pushtimi rus i Ukrainës, shkruajnë mediat vendase.

Në garë janë 11 kandidatë, të cilët po kërkojnë të rrëzojnë presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa ai synon të bëhet presidenti i parë në detyrë që fiton rizgjedhjen që nga Zhak Shirak në 2002.

Dy kandidatët që  marrim më shumë vota do të garojnë në arundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve, që do të zhvillohet më 24 prill.

Rreth 48.7 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, megjithëse sondazhet kanë paralajmëruar se një në katër mund të abstenojnë votimin.

Të fundit