Flash News

Bota

Sot raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, dy ministrat e Jashtëm takohen të enjten në Turqi

Sot raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, dy ministrat e

Sot do të zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve mes dy delegacioneve rus dhe ukrainas. Bisedimet janë planifikuar të fillojnë pasditen e sotme në orën 16:00.

Vendndodhja e takimi tnuk është bërë i ditur, raporton CNN. Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua më 28 shkurt, katër ditë pasi Rusia kishte nisur sulmet në Ukrainë, ndërsa raundi i dytë u mbajt më 3 mars.

Rusia ra dakord për armëpushim në zonat ku do të kryhej evakuimi i ukrainasve, premtim ky që u shkel nga pala ruse e cila sulmoi korridoret ku po kryhej evakuimi.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi. Lajmin e ka konfirmuar ministria e Jashtme ruse.

Të fundit