Flash News

Bota

Sot sërish bisedime/ Rusia bombardime të rënda në Luhansk dhe Donetsk, sekuestron 14 ton ushqime dhe ilaçe

Sot sërish bisedime/ Rusia bombardime të rënda në Luhansk

14 ton ushqime dhe ilaçe u konfiskuan nga forcat ruse përgjatë një korridori humanitar ditën e djeshme, tha ministrja ukrainas, Iryna Vereshchuk. Fokusi i autoriteteteve mbetet shpërndarja e ndihmave dhe evakuuimi i banorëve nga zonat e bombarduara.

Forcat ruse thanë se do të rihapin sot korridorin e evakuimit nga Mariupoli në Zaporizhzhia me kërkesë të liderëve francezë dhe gjermanë. Më shumë se 100,000 civilë janë bllokuar në qytetin jugor, thonë zyrtarët ukrainas, i cili ka vuajtur javë të tëra nga bombardimet ruse.

Zyrtarët ukrainas raportuan bombardime të rënda në Ukrainën lindore, veçanërisht në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Donbasit dhe rreth qytetit verilindor të Kharkiv, mes një ndryshimi të dukshëm nga Rusia për të ridrejtuar përpjekjet ushtarake në rajonin Donbas.

Shefi i NATO-s paralajmëroi se forcat ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen pasi vazhdojnë presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë thonë se rusët mund të rigrupohen në Bjellorusi.

Rusia po ridislokon disa nga forcat e saj nga vendi i Gjeorgjisë për të përforcuar pushtimin e saj në Ukrainë, tha inteligjenca ushtarake britanike. Trupat ruse janë vendosur në Gjeorgji pas pushtimit të Rusisë në vitin 2008 të ish-republikës sovjetike në kufirin e saj jugperëndimor.

Raundi tjetër i negociatave të Ukrainës me Rusinë do të rifillojë sot online, tha kreu i delegacionit ukrainas. Por Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, u shpreh se ka një "pjesë shumë, shumë të vogël optimizmi" pas negociatave diplomatike në Stamboll në fillim të kësaj jave.

Burimi: CNN

Të fundit