Flash News

Bota

Sot takimi i ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Bruksel, priten diskutime për trajnimin e ushtarëve ukrainas

Sot takimi i ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Bruksel,

 Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë sot në Bruksel për të diskutuar operacionet e vazhdueshme të BE-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas, për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit rus. Pjesë e diskutimeve është edhe plani për t’i zhvendosur disa nga operacionet stërvitore të BE-së brenda Ukrainës.

Aktualisht, trajnimet janë duke u zhvilluar në Gjermani dhe Poloni. Misioni i trajnimeve ka nisur në nëntor të vitit 2022 - disa muaj pasi Rusia ka filluar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Sipas shifrave të BE-së të muajit maj, mbi 52.000 ushtarë ukrainas janë trajnuar.

BE-ja dëshiron të trajnojë edhe 60.000 të tjerë deri në fund të verës së këtij viti. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i mbështetur nga Lituania, ka sinjalizuar se është për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Ukrainë. Disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, janë të shqetësuara për këtë veprim.

Takimi është joformal, që do të thotë se ministrat nuk pritet të marrin ndonjë vendim zyrtar. Ai kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell./ REL

Të fundit