Flash News

Bota

Sot zhvillohet Samiti i NATO-s në Bruksel, siguria dhe ndryshimet klimatike

Sot zhvillohet Samiti i NATO-s në Bruksel, siguria dhe ndryshimet klimatike

Udhëheqësit e NATO-s do të takohen sot në Bruksel, në një moment të rëndësishëm për Aleancën dhe për sigurinë kolektive.

Presidenti Joe Biden ndodhet ka mbërritur në kryeqytetin e Belgjikës për samitin e ardhshëm e NATO-s. Ai përfundoi një takim tre-ditor me udhëheqësit e  G7-ës.

Biden thotë se një partneritet i fortë i NATO-s është jetik për ruajtjen e sigurisë kombëtare të SHBA-së për "pjesën e mbetur të shekullit". Mbrojtja kibernetike dhe ndryshimi i klimës janë ndër temat që diskutohen në samit, raporton CNN.

Presidenti Biden do e përfundojë vizitën e tij në takimin që do të zhvillojë të mërkurën në Gjenevë me  homologun rus Vladimir Putin.

Të fundit