Flash News

Bota

Spanja drejt ndalimit të mediave sociale për të miturit nën 16 vjeç

Spanja drejt ndalimit të mediave sociale për të miturit nën

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, njoftoi se qeveria e tij do të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç dhe do t'u kërkojë platformave dixhitale të miratojnë sisteme efektive për të verifikuar moshën e përdoruesve.

 Masa është pjesë e një pakete prej pesë ndërhyrjesh të shpallura nga udhëheqësi socialist, që synojnë të luftojnë abuzimin nga platformat e mëdha dhe sigurimin e një mjedisi dixhital të sigurt dhe demokratik që respekton të drejtat themelore.

Ndër masat e shpallura nga Sanchez është fundi i pandëshkueshmërisë për drejtuesit, duke siguruar që ata janë ligjërisht përgjegjës për shkeljet e kryera në platformat dixhitale për të cilat janë përgjegjës;

Nevoja për të kriminalizuar manipulimin e algoritmeve dhe amplifikimin e përmbajtjes së paligjshme dhe për të krijuar një sistem gjurmimi dhe kuantifikimi që lejon krijimin e një "Gjurme Urrejtjeje dhe Polarizimi", si dhe nevojën për të eksploruar, së bashku me zyrën e prokurorit, rrugët për hetimin e shkeljeve të mundshme ligjore nga Grok, TikTok dhe Instagram.

Spanja u bashkohet kështu vendeve të tjera që kanë miratuar ose po shqyrtojnë masa kufizuese për aksesin e të miturve në platformat dixhitale. Australia është ndër ato që tashmë kanë miratuar një ndalim, ndërsa Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende duke vendosur.

Të fundit