Flash News

Bota

Specialisti turk: Pasgoditjet do të vazhdojnë deri në 15 ditë, pritet dhe një cunami

Specialisti turk: Pasgoditjet do të vazhdojnë deri në 15

Specialisti turk nga agjensia për përballimin e fatkeqësive, Haluk Özener ka thënë se pasgoditjet e termetit do të vazhdojnë deri në një javë ose edhe 15 ditë pas goditjes së sotme, shkruan CNN Turkey.

“Deri më tani, ne kemi regjistruar 21 tërmete deri në 1.5 orë pas tërmetit. Tërmetet janë në rritje dhe pas tronditjet pritet të zgjasin për 1 javë dhe 15 ditë”, ka thënë ai.

Në një konferëncë për shtyp sëbashku me disa përfaqëues të qeverisë ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të largohen nga brigjet pasi në orët në vijim po pritet edhe për një cunami.

“Dëmet janë më të mëdha. Po të shikoni, ka edhe zona që janë goditur nga cunami që ka qenë pak më shumë se një metër. 30 sekonda pasi ka rënë tërmeti janë njoftuar zonat bregdetare për cunamin që erdhi më pas. Ka pasur një lloj përplasje të dallgëve. Mund të presim edhe dallgë më vonë deri në 60 cm. Kështu që si specialist të fushës i bëj thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet”, është shprehur ai.

Të fundit