Flash News

Bota

Spitalet në Brazil drejt kolapsit, mungon oksigjeni për pacientët me Covid-19

Spitalet në Brazil drejt kolapsit, mungon oksigjeni për pacientët
Foto Ilustruese, marrë nga Reuters

Spitalet në Brazil, kryesisht në Manaus, po përballen me një mungesë oksigjeni për pacientët që trajtohen nga koronavirusi, si dhe me një mungesë të stafit mjekësor.

Manaus po përballet edhe me një rritje të shpejtë të personave të infektuar, si dhe të atyre që po humbin jetën. Edhe Amazona po përballet me një rritje të vdekjeve dhe infeksioneve.

Profesionistët shëndetësorë, të cituar nga media lokale, paralajmëruan "shumë njerëz" mund të vdesin për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore.

Jessem Orellana, nga instituti i hetimit shkencor Fiocruz-Amazonia, tha për AFP se në spitalet e Manaus ka mbaruar oksigjeni. “Ne jemi në një situatë të tmerrshme. Nuk ka oksigjen dhe shumë njerëz po vdesin. Nëse dikush mund të në ndihmojë, të veprojë menjëherë, pasi situata është shumë e rëndë”, tha Orellana.

Brazili ka regjistruar më shumë se 205,000 vdekje nga virusi - numri i dytë më i lartë në botë, pas SHBA.

Të fundit