Flash News

Bota

Stoltenberg: Suedia e Finlanda do të anëtarësohen në NATO vitin e ardhshëm

Stoltenberg: Suedia e Finlanda do të anëtarësohen në NATO

Jens Stoltenberg pret që Suedia dhe Finlanda, zyrtarisht të anëtarësohen në NATO më 2023-shin. Këtë e bëri të ditur në një intervistë. Por, kreu i Aleancës nuk ishte në gjendje të thonte me saktësi kohën se kur do të ndodhë kjo. Stoltenberg nuk pret që Turqia të frenojë procesin e pranimit për shumë më gjatë. Dy vendet vendosën të aplikojnë për anëtarësim për shkak të luftës ruse në Ukrainë.

Rusia rrëzoi një dron të Ukrainës pranë një baze ajrore ruse dhe raportoi se tre persona humbën jetën. Aty gjenden bombarduesit strategjikë me rreze të gjatë që mund të jenë përdorur për të sulmuar qytetet e infrastrukturën ukrainase. Ministria e Mbrojtjes pretendon se nuk pati avionë të dëmtuar, ndonëse burime mediatike pohojnë të kundërtën. Kievi zyrtar nuk reagoi.

Rusia ka 60 deri në 70 avionë bombardues strategjikë, që mund të pajisen me raketa lundrimi me armë bërthamore, si dhe municione konvencionale. Forcat ajrore, Moska i përdor për të gjuajtur raketa lundrimi në atë që e quan “operacion i veçantë” për të shkatërruar potencialin ushtarak të Ukrainës. Kievi shprehet se të tilla sulme janë krime lufte dhe e krahason Rusinë me një shtet terrorist.

Ukraina sot pritet të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, dhjetë muaj nga nisja e ofensivës ruse, ndërsa Putin akuzon perëndimin se po tenton ta “shkatërrojë” vendin e tij. Kievi zyrtar do të kërkojë që Moskës t’i hiqet statusi si anëtare e përhershme e Këshillit ku ka një vend me SHBA-të, Britaninë, Francën e Kinën.

“Rusia është në rrugën e duhur në konfliktin në Ukrainë, pavarësisht rritjes së tensioneve me Perëndimin”. Këtë e deklaroi presidenti Vladimir Putin në një intervistë të transmetuar nga televizioni shtetëror. Putin theksoi se Moska është e përgatitur për të negociuar dhënien fund të konfliktit. Ndërkohë, akuzoi fuqitë perëndimore se mbështesin rrëzimin e pro-rusëve në Ukrainë.

Të fundit