Flash News

Bota

Strategjia e re e marrëdhënieve BE-Kinë, Charles Michel vizitë në Pekin

Strategjia e re e marrëdhënieve BE-Kinë, Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme për t'u takuar me udhëheqjen e vendit si një përpjekje për të kuptuar se ku qëndron Kina për çështjet kryesore në "këtë pikë kritike".

Michel do të vizitojë Pekinin më 1 dhjetor dhe do të takohet me presidentin Xi Jinping, kryeministrin Li Kepiang dhe kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar Li Zhanshu.

Takimi vjen disa javë pasi 27 liderët e Bashkimit Evropian zhvilluan një diskutim strategjik tre-orësh mbi Kinën, e cila refuzoi të dënonte agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ata diskutuan edhe për raportet tregtare midis bllokut dhe Pekinit.

Shqetësime të tjera përfshijnë implikimet e sigurisë të investimeve kineze në infrastrukturën kritike të bllokut, vendosmërinë e Kinës në rajon, dhe në veçanti retorikën e saj mbi Tajvanin, si dhe rizgjedhjen e Xi për një mandat të tretë të paprecedentë.

Të dy do të diskutojnë zhvillimet gjeopolitike, ekonominë dhe lidhjet tregtare dhe sfida të tjera globale, duke përfshirë ndryshimin e klimës, shëndetin, si dhe rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

 

Të fundit