Flash News

Bota

Studim: 1 në 40 persona që kanë kaluar Covid-19 me simptoma që zgjasin tre muaj

Studim: 1 në 40 persona që kanë kaluar Covid-19 me simptoma

Një në 40 persona që infektohet me Covid-19 ka simptoma që zgjasin të paktën tre muaj, raporton Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani.

Analiza e fundit konstaton se, pasojat e gjata të Covid-19 janë më pak të zakonshme nga çfarë kanë qenë më herët.

Për studimin e fundit Zyra për Statistikat Kombëtare pyeti dy grupe njerëzish - ata që ishin testuar pozitivë me koronavirus dhe ata negativë, nëse kishin një nga simptomat: Ethe, dhimbje koke ose muskujve, dobësi, lodhje, dhimbje barku ose fyti, diarre, kollë, humbje të shijes dhe nuhatjes.

Rreth 3% e njerëzve që kishin rezultuar pozitiv kishin të paktën një nga simptomat për të paktën tre muaj pas infektimit.

Midis atyre që nuk kishin dalë pozitivë, përqindja ishte 0.5%, që do të thotë se një në çdo 40 njerëz të infektuar, simptomat e tyre të koronavirusit zgjatën për tre muaj ose më gjatë, raporton BBC.

Të fundit