Flash News

Bota

Studim: Njerëzit me syze, më të mbrojtur nga Covid-19

Studim: Njerëzit me syze, më të mbrojtur nga Covid-19
Foto ilustruesec

Një studim i kryer së fundmi në Indi ka nxjerrë si konkluzion se njerëzit që mbajnë syze janë më të mbrojtur nga Covid-19. Sipas "Sunday Telegraph", ekspertët indianë morën në studim 304 njerëz të moshës 10-80 vjeç.

19% e tyre thanë se kishin syze shumicën e kohës, duke çuar në zbulimin se ata që mbajnë syze për tetë orë në ditë kanë më pak të ngjarë të infektohen.

Studimi tregoi se rreziku nga Covid-19 është rreth dy deri në tre herë më i ulët te personat që mbajnë syze, krahasuar me ata që nuk i veshin.

“Një individ ka zakon të prekë fytyrën mesatarisht 23 herë në orë dhe sytë mesatarisht tre herë në orë. Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë prekjen dhe fërkimin e përsëritur të syve", konstatohet nga ekspertët.

Ekipi i studiuesve beson se kjo është për shkak se receptorët ACE-2 pas së cilës virusi kapet për të hyrë dhe infektuar qelizat njerëzore mund të gjenden në sy.

Të fundit