Flash News

Bota

Studimi i OBSH-së: Vaksinimi shpëtoi afro gjysmë milionë njerëz mbi 60-vjeç

Studimi i OBSH-së: Vaksinimi shpëtoi afro gjysmë milionë

Të paktën 470,000 njerëz të moshës mbi 60-vjeç në 33 vende kanë shpëtuar si pasojë e vaksinimit.

Studimi i fundit nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ose ECDC, thotë se numrat u llogaritën duke vlerësuar numrin e vdekjeve që do të kishin ndodhur nëse nuk do të ishin vaksinat.

Shifra gati gjysmë milioni njerëz tregon ndryshimin midis shifrave me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se vaksinimi ka ulur numrin e pritshëm të vdekjeve, raportojnë mediat e huaja.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Henri Kluge tha se "tani mund të themi kategorikisht se pa vaksinat si një mjet për të përmirësuar këtë pandemi, shumë më tepër njerëz do të kishin vdekur".

Ai shtoi se, "Në disa vende, numri i vdekjeve do të ishte dyfishi i asaj që është tani pa vaksinat. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha Shtetet Anëtare në Rajonin Evropian të arrijnë mbulim të lartë për njerëzit në grupet e rrezikuara sa më shpejt të jetë e mundur".

33 vendet evropiane të përfshira në hulumtim raportuan mbi 1.5 milionë vdekje të konfirmuara të lidhura me COVID-19. Mbi 90% viktimave ishin mbi 60-vjeç.

Të fundit