Flash News

Bota

Studimi: Njerëzit me ngjyrë janë dy herë më të rrezikuar nga infektimi me Covid-19

Studimi: Njerëzit me ngjyrë janë dy herë më të

Njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa sesa të bardhët të infektohen me Covid-19, sipas një studimi të bërë në 18 milion njerëz. 

Hulumtimi gjithashtu tregon se njerëzit aziatikë kanë 1.5 herë më shumë gjasa se të bardhët të infektohen dhe mund të ketë më shumë gjasa të kenë nevojë për kujdes intensiv.

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre kanë "rëndësi urgjente për shëndetin publik" dhe ngrenë pyetje se si vaksinat do të përshtaten për grupet në rrezik. 

Sipas BBC, ka pasur prova gjithnjë e në rritje se njerëzit që u përkasin pakicave etnike janë në rrezik më të madh nga Covid-19.

Por nëse rreziqet përqendrohen në një mundësi më të lartë të infektimit ose të zhvillimit të një sëmundjeje më të rëndë nga virusi, nuk është kuptuar plotësisht.

Studiuesit në universitetet e Leicester dhe Nottingham shikuan të dhëna nga tetë studime në Mbretërinë e Bashkuar dhe 42 SH.B.A.

Disa prova tregojne se njerëzit aziatikë mund të jenë më të rrezikuar nga vdekja sesa grupet e tjera, zbuluan ata.


Por studiuesi kryesor, dr Manish Pareek tha se kishte pak prova që rreziqet të ishin të drejtuara nga faktorë gjenetikë.

 "Ne duhet të punojmë për të minimizuar ekspozimin ndaj virusit në këto grupe në rrezik duke lehtësuar hyrjen e tyre në kohë në burimet e kujdesit shëndetësor”.

 

Të fundit