Flash News

Bota

Stuhia dimërore prek 250 milionë amerikanë dhe kanadezë

Stuhia dimërore prek 250 milionë amerikanë dhe kanadezë

Gati 250 milionë amerikanë dhe kanadezë janë prekur nga stuhia dimërore. Dyshohet se janë regjistruar 19 viktima nga moti i keq që ka përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë.

Më shumë se 1.5 milionë njerëz humbën energjinë dhe mijëra fluturime janë anuluar që nga e enjtja. Më shumë se 5,900 fluturime në SHBA u anuluan dje dhe 1600 gjatë ditës së sotme

I ashtëquajturi ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, ka sjellë kushte stuhie në liqenet e mëdha në kufirin SHBA-Kanada.

Reshje të dendura bore parashikohen në zonat e Pensilvanisë dhe Miçiganit.

Përmbytjet bregdetare janë parë në Nju Jork dhe Nju Xhersi, duke përmbytur komunitete dhe duke rrëzuar linjat e energjisë elektrike.

Burimi: BBC

Të fundit