Flash News

Bota

Stuhia 'Filomena' bllokon Spanjën, humbin jetën dy persona

Stuhia 'Filomena' bllokon Spanjën, humbin jetën dy persona
Foto ilustruese marrë nga Reuters

Dy persona humbën jetën në Spanjë, ndërsa Stuhia Filomena shkaktoi kaos udhëtimesh në të gjithë vendin. Madridi pa reshjet më të mëdha të borës në dekada.

Aeroporti në Madrid u mbyll. Një grua humbi jetën, pasi ishte bllokuar në makinën e saj kur një lumë shpërtheu brigjet e tij pranë Malaga, Spanjës jugore dhe një person i pastrehë ngriu për vdekje në qytetin lindor të Calatayud, raportuan autoritetet.

"Le të shmangim udhëtimet dhe të ndjekim udhëzimet e shërbimeve të urgjencës," shkroi kryeministri Pedro Sanchez.

Agjencia Shtetërore Metereologjike tha se ishte reshja më e madhe e borës në Madrid që nga viti 1971. Kreu i shërbimit të urgjencës së rajonit të Madridit, Carlos Novillo, bëri thirrje që njerëzit të mos dalin me makinat e tyre.

“Ne kemi punuar intensivisht. Ne kemi shpëtuar 1.000 automjete. Ne kërkojmë durim, do t'ju arrijmë të gjithëve ", tha ai.

Madrid dhe katër rajone të tjera ishin në gatishmëri të kuqe të shtunën, ndërsa parashikoheshin më shumë reshje dëbore, sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike (Aemet).

Të fundit