Flash News

Bota

Stuhia godet qytetin në Itali, kryetari i Bashkisë thirrje qytetarëve: Mos dilni nga shtëpia!

Stuhia godet qytetin në Itali, kryetari i Bashkisë thirrje

Një stuhi e fuqishme ka goditur komunën e Crotones në Itali duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin.

 Qyteti u zgjua me rrugët e mbushura plotësisht nga uji. Shumë njerëz u shpëtuan nga zjarrfikësit pasi uji përmbyti në katet e poshtme, garazhet dhe bodrumet, duke shkaktuar gjithashtu dëme në makina, të cilat në disa pjesë të qytetit ishin mbuluar nga uji.

Sipas Corriere Dela Serra, zjarrfikësit dhe mbrojtja civile janë të përfshirë në ndërhyrje të shumta.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Vincenzo Voce, deklaroi se për momentin nuk ka persona të lënduar, ndërsa paralajmëroi se moti i keq mund të shkaktojë përkeqësim të situatës..

Voce i bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, për të rrezikuar jetën e tyre.

Situata për orët e ardhshme me shumë gjasë do të mbetet serioze, Krotona për momentin është paralizuar nga shirat, teksa cikloni, i cili është mëse i dukshëm nga sateliti, do të lëvizë shumë ngadalë drejt jugut.

Të fundit