Flash News

Bota

Stuhia goditi vendin, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në provincën kanadeze

Stuhia goditi vendin, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në provincën perëndimore kanadeze British Columbia pas një stuhie të madhe, e cila ndërpreu lidhjet rrugore dhe hekurudhore në rajon.

Forcat e Armatosura Kanadeze janë duke u vendosur për të ndihmuar mijëra banorë që janë bllokuar nga stuhia që goditi natën e së dielës.

Kryeministri Justin Trudeau premtoi ndihmë gjatë një vizite në Uashington DC dhe tha se trupat do të ndihmojnë në rindërtimin.

Një grua ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa dy persona rezultojnë të zhdukur. Mijëra njerëz mbeten të evakuuar pasi një "lum atmosferik" goditi vendin.

Zyrtarët në rajon ia atribuojnë fatkeqësinë natyrore efekteve të ndryshimeve klimatike. Ndikimi i ndryshimit të klimës në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por ne e dimë se temperaturat e rritura të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe bëjnë më shumë energji të disponueshme për të nxitur uraganet, ciklonet dhe tajfunet, raporton BBC.

Si rezultat, ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë reduktime të mëdha të emetimeve.

Të fundit