Flash News

Bota

Stuhia "Ida" shkakton përmbytje katastrofike, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York dhe New Jersey

Stuhia "Ida" shkakton përmbytje katastrofike, shpallet gjendja e

New York-u ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshjet e dendura dhe përmbytjet, që erdhën si pasojë e stuhisë tropikale "Ida".

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti "po përballej një ngjarje historike të motit" dhe "kushte të rrezikshme" në rrugë. Pamjet në mediat sociale treguan ujë që derdhej në stacionet e metrosë, banesa dhe rrugë të përmbytura.

Stuhia "Ida" shkakton përmbytje katastrofike, shpallet gjendja e

New Jersey gjithashtu shpalli emergjencën dhe raportoi të paktën një viktimë. Fluturime jashtë New York-ut dhe New Jersey-it janë pezulluar.

Mbetjet e uraganit "Ida" janë shtyrë në veri të vendit, pasi kanë goditur Luizianën. Qindra mijëra shtëpi në Luiziana mbeten pa energji elektrike dhe New Orleans është nën një shtetrrethim gjatë natës.

Shumë faktorë kontribuojnë në përmbytje, ngrohja globale e shkaktuar nga ndryshimet klimatike i bën më të mundshme reshjet ekstreme.

Bota është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që kur filloi epoka industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Burimi: BBC

Të fundit