Flash News

Bota

Stuhia më e keqe që ka goditur Tampa-n në 100 vjet, “Milton” vë nën alarm Floridën

Stuhia më e keqe që ka goditur Tampa-n në 100 vjet,

Uragani “Milton” rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kategorisë së pestë për Floridën, duke kërcënuar kështu këtë shtet amerikan, i cili është përballur me një uragan tjetër vdekjeprurës vetëm pak javë më parë.

Milton, që pritet të shtrihet edhe në gadishullin Juktan të Meksikës, është intensifikuar me shpejtësi, duke nxitur evakuimin e banorëve.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime se banorëve mund t’iu rrezikohet jeta në brigjet perëndimore të Floridës.

Komunitetet në atë zonë janë përballur me uraganin Helene në fund të muajit të kaluar.

Sipas Adam Smith, një klimatolog me NOAA, i cili ndihmon në përpilimin e numërimit të qeverisë për katastrofat e shtrenjta të motit ekstrem, shifra aktuale për katastrofat e motit ekstrem prej miliarda dollarësh në SHBA është rreth 23 ose 24 deri më tani këtë vit.

Ky numër është jozyrtar dhe ka të ngjarë të ndryshojë. Smith tha për CNN se numri përfshin uraganet Debbie, Helene dhe Milton, të cilat NOAA planifikon t'i shtojë në listë  dhe mund të shtojë gjithashtu një kompleks të veçantë stuhish të rënda verore.

Të fundit