Flash News

Bota

Stuhia në SHBA dhe Kanada, shkon në afro 40 numri i viktimave

Stuhia në SHBA dhe Kanada, shkon në afro 40 numri i viktimave

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën deri më tani nga moti i keq në SHBA dhe Kanada. Thuajse gjithë kontinenti është përfshirë nga suhia e Arktikut, që ka sjellë ngrica dhe temperature rekord të ulëta.

Parashikuesit thonë se stuhia do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla për të shmangur udhëtimet nëse nuk është thelbësore vijon të jepet.

Energjia është rivendosur në mënyrë të qëndrueshme pas ndërprerjeve të mëparshme. Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz të bashkoheshin me familjet e tyre për festat e fundvitit.

Stuhia dimërore e "ciklonit të bombës", e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra, ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA.

Shteti perëndimor amerikan i Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura në -50F (-45C). Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebec po mbajnë peshën kryesore të stuhisë.

Burimi: BBC

 

Të fundit