Flash News

Bota

Stuhia tropikale vështirëson punën/ 124 persona nën rrënoja, autoritetet në Miami do të shembin pjesën tjetër të godinës

Stuhia tropikale vështirëson punën/ 124 persona nën

Ka shkuar në 24 numri i viktimave nga shembja e një pjese të ndërtesës 12 katëshe në Miami, ndërsa numri i personave që janë nën rrënoja është 124. Ngjarja ndodhi të enjten e 24 qershorit, ndërsa shkaqet ende nuk janë zyrtarizuar.

Mediat e huaja raportojnë se do të prishet edhe pjesa tjetër e ndërtesës për shkak se po afron një stuhi tropikale. Kryebashkiakja e Miami-Dade, Daniella Cava Levine nënshkroi një urdhër prishjeje të premten. Ajo fillimisht tha se priste që shembja të mos ndodhte deri në fund të korrikut.

Ndërsa kryebashkiaku i Surfside, Charles Burkett tha se frika ishte se stuhia do të rrëzonte pjesën tjetër të ndërtesës dhe do të hidhte mbetjet në zonën ku ende po kërkohet për 124 personat e mbetur nën rrënoja. Shpërthimi do të bëhet i komanduar dhe pa dëmtuar punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Burimi: BBC

Të fundit