Flash News

Bota

Suedia do të drejtohet për herë të parë nga një grua, Magdalena Andersson zgjidhet kryeministre

Suedia do të drejtohet për herë të parë nga një

Magdalena Andersson është zgjedhur nga parlamenti i Suedisë si kryeministrja e parë femër e vendit. Ajo zëvendëson në detyrë Stefan Lofven, socialdemokratin e qendrës së majtë.

Suedia është i vetmi vend nordik që nuk ka zgjedhur kurrë më parë një grua si udhëheqëse kombëtare. 100 vjet pasi grave suedeze iu dha vota, liderja 54-vjeçare socialdemokrate u duartrokit pas zgjedhjes nga deputetët e parlamentit suedez, raporton BBC.

Ajo siguroi gjithashtu mbështetjen e partnerit të koalicionit, të Gjelbërve, si dhe të partisë së Qendrës. Një ish-kampione noti për të rinj nga qyteti Uppsala, ajo filloi karrierën e saj politike në 1996 si këshilltare politike e kryeministrit të atëhershëm Goran Persson. Ajo ka kaluar shtatë vitet e fundit si ministre e financave.

Të fundit