Flash News

Bota

Super Liga kërkon miliarda dëmshpërblim, akuzon UEFA-n për pozicion dominues

Super Liga kërkon miliarda dëmshpërblim, akuzon UEFA-n për

Super Liga ka nisur zyrtarisht veprime ligjore kundër UEFA-s, sipas një njoftimi të bërë nga A22, kompania që promovon projektin.

“A22 Sports Management (‘A22’) njofton se më 21 nëntor filloi procedurat e detyrueshme MASC (Mjete të Përshtatshme për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve) të kërkuara sipas ligjit procedural spanjoll si një hap paraprak për të ngritur një padi kundër UEFA-s. Qëllimi i kësaj padie është të kërkojë kompensim për dëmet e pësuara si rezultat i abuzimit të UEFA-s me pozicionin e saj dominues si operator monopolist në tregun e garave evropiane të klubeve”, deklaroi kompania.

Sipas raportohet, kësaj padie do t'i bashkohet edhe padia që do të ngrejë Real Madridi, siç konfirmoi Florentino Pérez të dielën gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit. Së bashku, pretendimet pritet të kalojnë 4.5 miliardë euro.

"Në dhjetor 2024, A22 kërkoi zyrtarisht miratimin e UEFA-s për Unify League, propozimin e saj për garat e reja evropiane. Kjo kërkesë përputhej plotësisht me kërkesat e përcaktuara në vendimin e GJED-së. A22 më pas u angazhua në shtatë muaj negociata me mirëbesim me UEFA-n (nga marsi deri në shtator 2025) në një përpjekje për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese për mosmarrëveshjet në vazhdim.

Gjatë këtyre bisedimeve, A22 bëri lëshime të rëndësishme për ta afruar propozimin e saj për Unify League me garat ekzistuese të klubeve të UEFA-s. Propozimet e A22 u përqendruan në tre shtylla kritike: një format i përmirësuar i garës, qeverisje e modernizuar dhe zbatimi i platformës së transmetimit Unify, që synonte ofrimin e një përballueshmërie më të madhe dhe teknologjisë më të përparuar për tifozët që shikojnë nga shtëpia. Pavarësisht këtyre angazhimeve të konsiderueshme, nuk u arrit asnjë marrëveshje", vazhdoi deklarata.

“Rrjedhimisht, e vetmja rrugë veprimi e zbatueshme në këtë fazë është të kërkohet kompensim për dëmet e shkaktuara nga sjellja e vazhdueshme e paligjshme e UEFA-s”, përfundoi kompania.

Të fundit