Flash News

Bota

Synojnë kalimin në shtetet e BE-së, mbipopullohen qendrat e refugjatëve në Bullgari

Synojnë kalimin në shtetet e BE-së, mbipopullohen qendrat e

Qendrat e refugjatëve në Bullgari kanë tejkaluar kapacitetin e tyre maksimal me më shumë se 20%, duke arritur nivele të papara në dy deri në tre vitet e fundit, njoftoi agjencia e lajmeve BGNES.

Në Bullgari, refugjatët dhe emigrantët, kryesisht nga Algjeria, Maroku dhe Tunizia, por edhe nga Pakistani, Afganistani dhe Siria duhet të qëndrojnë në dhomat e shërbimeve të qendrave të refugjatëve.

“Në çdo moment na sillen emigrantë të ndaluar në vende të ndryshme të vendit, pothuajse të gjithë janë nën moshën 30 vjeç dhe mbi 95% janë meshkuj. Shumë rrallë ka mes tyre njerëz që dinë ndonjë gjuhë perëndimore. Disa prej tyre flasin frëngjisht”, ka thënë stafi i njërës prej qendrave.

Kushtet po ndikojnë edhe në stafin e këtyre qendrave, të cilët janë ankuar se janë të mbingarkuar dhe përballen me burime të kufizuara financiare.

Burimi: Euroactiv

Të fundit