Flash News

Bota

Vrasjet e oficerëve të policisë dhe inteligjencës/ SHBA, BE dhe 20 shtete të tjera reagojnë ashpër ndaj talebanëve

Vrasjet e oficerëve të policisë dhe inteligjencës/ SHBA, BE

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe 20 vende të tjera kanë dënuar talebanët lidhur me akuzat për vrasje të ish-oficerëve të policisë dhe inteligjencës në Afganistan.

Deklarata e djeshme erdhi pasi Human Rights Watch (HRW) publikoi një raport që dokumentonte vrasjen ose zhdukjen e të paktën 47 anëtarëve të Forcave të Sigurisë Kombëtare afgane.

Ata u bënë thirrje talebanëve "të zbatojnë në mënyrë efektive amnistinë për ish-anëtarët e forcave afgane të sigurisë dhe ish-zyrtarët e qeverisë për të siguruar që ajo të mbahet në të gjithë vendin dhe në radhët e tyre" dhe kërkuan hetime të shpejta dhe transparente për vrasjet e raportuara.

Vendet përfshijnë Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainën, raportojnë mediat e huaja.

Talebanët morën pushtetin në Afganistan në gusht, ndërsa qeveria e mbështetur nga SHBA në Kabul u shemb pas largimit të trupave amerikane nga vendi.

Grupi i armatosur, i etur për të fituar njohjen ndërkombëtare, ka premtuar se sundimi i tij do të jetë i ndryshëm nga koha e tij e mëparshme në qeveri në vitet 1990.

Por qeveria e re ka vazhduar të kryejë dënime të dhunshme dhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për "pretendimet e besueshme" se talebanët kanë kryer vrasje hakmarrëse që nga fitorja e tyre.

Në raportin e saj, HRË tha se udhëheqësit talebanë kanë urdhëruar dorëzimin e forcave të sigurisë që të regjistrohen tek autoritetet në mënyrë që të kontrollohen për lidhje me njësi të caktuara ushtarake ose të forcave speciale dhe të marrin një letër që garanton sigurinë e tyre.

 

 

 

Të fundit