Flash News

Bota

Vdekjet e të famshmëve ngjallin frikë mbi numrin e vdekjeve nga Covid-19 në Kinë

Vdekjet e të famshmëve ngjallin frikë mbi numrin e vdekjeve nga

Numri në rritje i figurave publike kineze, vdekjet e të cilëve po bëhen publike, po i shtyn njerëzit të vënë në dyshim numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid, shkruan BBC.

Vdekja e Chu Lanlan, një këngëtare operistike 40-vjeçare, muajin e kaluar ishte një tronditje për shumë njerëz, duke pasur parasysh moshën e saj.

Familja e saj tha se ishin të pikëlluar për "largimin e papritur" të saj, por nuk dhanë detaje për shkakun e vdekjes.

Kina hoqi politikën e saj të rreptë zero-Covid në dhjetor dhe ka parë një rritje të shpejtë të infeksioneve dhe vdekjeve.

Ka raporte se spitalet dhe krematoriumet janë mbingarkuar.

Por vendi ka ndaluar publikimin e të dhënave të rasteve ditore dhe ka njoftuar vetëm 22 vdekje nga Covid që nga dhjetori.

Tani numërohen vetëm ata që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes si pneumonia.

Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se Kina po nënpërfaqësonte ndikimin e vërtetë të Covid në vend - veçanërisht vdekjet.

 

 

Të fundit