Flash News

Bota

Tajfuni në Filipine, shkon mbi 100 numri i viktimave

Tajfuni në Filipine, shkon mbi 100 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga tajfuni më i fortë që goditi Filipinet këtë vit u rrit në 108, treguan sot të dhënat zyrtare, ndërsa përpjekjet për të shpërndarë ujë dhe ushqim në ishujt e shkatërruar u intensifikuan.

Shifra e fundit vjen pasi Arthur Yap, guvernator i destinacionit turistik Bohol, tha se numri i viktimave në ishullin e shkatërruar kishte arritur në 72, raportojnë mediat e huaja.

Më shumë se 300,000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre dhe vendpushimet buzë detit ndërsa tajfuni Rai shkatërroi rajonet jugore dhe qendrore të arkipelagut.

Stuhia shkatërroi rrjetin e komunikimit dhe energjisë elektrike në shumë zona, prishi çatitë, dëmtoi spitalet, rrëzoi shtyllat e betonit të energjisë dhe përmbyti fshatrat.

Të fundit