Flash News

Bota

Tajvani goditet nga tërmeti më i fortë në 25 vite, mbi 700 të plagosur

Tajvani goditet nga tërmeti më i fortë në 25 vite, mbi 700

Një tërmet në Tajvan ka plagosur më shumë se 700 njerëz dhe ka vrarë të paktën katër.

Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit (CWA) tha se një tërmet me magnitudë 7.2 goditi afër ishullit të mërkurën në mëngjes, me një thellësi prej 15.5 kilometrash (9.6 milje) me epiqendër rreth 25 kilometra në juglindje të Hualien.

Departamenti i zjarrfikësve u citua në raportet se të paktën 26 ndërtesa ishin shembur me më shumë se gjysma e këtij numri në qarkun lindor të Hualien.

Pamjet e transmetuara në vend treguan ndërtesa të dëmtuara që qëndronin në kënde të pasigurta.

Drejtori i Qendrës së Sizmologjisë në Taipei, Wu Chien-fu, u tha gazetarëve se tërmeti ishte "më i forti në 25 vjet".

"Tërmeti është afër tokës dhe është i cekët. Është ndjerë në të gjithë Tajvanin dhe ishujt në det... është më i forti në 25 vjet që nga tërmeti (1999)," u tha Wu gazetarëve, duke iu referuar një tërmeti të shtatorit 1999 me magnitudë 7.6 ballë. që vrau 2400 njerëz.

Të fundit