Flash News

Bota

Takimi i parë pas nisjes së luftës, Putin pret sot në Moskë kancelarin austriak

Takimi i parë pas nisjes së luftës, Putin pret sot në

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet sot në Moskë me kancelarin austriak Karl Nehammer. Ky është takimi i parë ballë për ballë me një lider të Bashkimit Evropian që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Në një deklaratë në mediat sociale, Nehammer tha: "Ne jemi ushtarakisht neutralë, por (kemi) një pozicion të qartë për luftën e agresionit rus kundër Ukrainës.

"Ai duhet të ndalojë! Ka nevojë për korridore humanitare, një armëpushim dhe hetim të plotë të krimeve të luftës", shtoi kancelari austriak.

Deklarata vjen pasi dolën raporte se Moska po mblidhte forcat e saj në lindje për një ofensivë të madhe dhe u kishte kërkuar njerëzve të largoheshin.

Mësohet se deri më tani rreth 4.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit të shkatërruar nga lufta.

Të fundit