Flash News

Bota

Millorad Dodik dënohet me një vit burg

Millorad Dodik dënohet me një vit burg

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të bëjë ankim.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiç, është liruar nga të gjitha akuzat.

Në pritje të vendimit, në Banjallukë është mbajtur një protestë si shenjë mbështetjeje për Dodikun.

Disa janë parë duke mbajtur mbishkrime “Dënimi i presidentit, sulm ndaj Republikës Sërpska” dhe “Sërpska është krenaria jonë, presidenti mbrojtësi ynë”.

Të fundit