Flash News

Bota

Takimi me Zelensky, Trump flet për gazetarët: Duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Takimi me Zelensky, Trump flet për gazetarët: Duhet të thoshte
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur gazetarët teksa u nis për fundjavë në shtëpinë e tij në Florida, pas takimit të tensionuar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. 

Pas përplasjes teksa bisedonin për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Trump u tha gazetarëve se takimi "nuk funksionoi mirë", shkruan BBC

“Ajo që ai duhet të thotë është: ‘Unë dua të bëj paqe.’ Nuk ka pse të qëndrojë aty dhe të thotë ‘Putin kështu, Putin ashtu,’ vetëm gjëra negative. Ai duhet të thotë: ‘Unë dua të bëj paqe. Nuk dua të merrem më me një luftë’,” tha Trump. 

Trump tha se Zelensky do të ishte "i fortë" nëse do të nënshkruante marrëveshjen për mineralet e propozuar nga SHBA. "Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë, të luftojë, të luftojë, ne po kërkojmë t'i japim fund vdekjes," shtoi Trump.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë lideri ukrainas për të rifilluar bisedimet, Trump tha se "duhet të thotë 'dua të bëj paqe'".

Ai më pas përsëriti kërcënimin e tij për tërheqjen e mbështetjes amerikane: "Ose do t'i japim fund ose do ta lëmë atë ta luftojë".

Të fundit