Flash News

Bota

Takimi Witkoff–Putin, reagon Shtëpia e Bardhë: Sanksionet dytësore mbeten në fuqi

Takimi Witkoff–Putin, reagon Shtëpia e Bardhë: Sanksionet

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë thotë se takimi i të dërguarit amerikan Steve Witkoff me Vladimir Putin sot shkoi mirë, por Uashingtoni ende po planifikon të vendosë sanksione dytësore të premten, afati i fundit i Donald Trump për Vladimir Putinin për t'i dhënë fund luftës ne Ukraine.

Sanksionet dytësore janë hartuar për të parandaluar palët e treta të tregtojnë me vendet që i nënshtrohen sanksioneve.

Zyrtari shtoi se Rusia ishte "e etur" të vazhdonte angazhimin me SHBA-në.

Ndërkohë, Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thuhet se e kanë përfunduar telefonatën e tyre tani.

Të fundit