Flash News

Bota

Talebanët hyjnë në Kabul, e paqartë nëse do të ketë kundërsulm apo kapitullim nga presidenti Ghani

Talebanët hyjnë në Kabul, e paqartë nëse do të

Talebanët kanë filluar të hyjnë në Kabul, bëri me dije ministria e Brendshme e Afganistanit, raporton AL Jazzera.

Kjo lëvizje vjen pasi militantët morën kontrollin e qytetit kryesor lindor të Jalalabad, duke siguruar rrugë kritike që lidhin vendin me Pakistanin.

Një udhëheqës taleban në Doha, i cili ka qenë vendi i negociatave paqësore shumëvjeçare midis qeverisë afgane dhe grupit, tha se luftëtarët u urdhëruan të përmbahen nga dhuna dhe të ofrojnë kalim të sigurt për ata që duan të largohen nga Kabuli.

Mbetet e paqartë nëse presidenti Ashraf Ghani do të zhvillojë një kundërsulm apo kapitullim. Ai nuk dhënë asnjë reagim për këtë situatë.

Shefi i Shtabit të presidentit Ghani iu ka bërë thirrje qytetarëve përmes rrjteve sociale që të mos shqetësohen, pasi situata është nën kontroll

"Ju lutem mos u shqetësoni. Nuk ka asnje problem. Situata e Kabulit është nën kontroll", ka thënë ai.

Të fundit