All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Talebanët ‘justifikojnë’ izolimin e grave në shtëpi: Forcat tona nuk dinë t’i trajtojnë femrat

All - Paragraf - 1

Talebanët ‘justifikojnë’ izolimin e grave në

Talebanët kanë urdhëruar gratë që punojnë në Afganistan të braktisin vendet e punës dhe të qëndrojnë në banesa, derisa të jenë të sigurta.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për mediat, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se grave do t’iu duhet të qëndrojnë brenda derisa forcat e sigurisë talebane të trajnohen plotësisht mbi mënyrën se si duhet të sillen me gratë.

"Forcat tona të sigurisë nuk janë të trajnuar se si të sillen me gratë, si t'u flasin grave për disa prej tyre," tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, “derisa të kemi sigurinë e plotë ... ne i kërkojmë grave të qëndrojnë në shtëpi."

Sipas tij, qëndrimi i grave afgane në shtëpi është një masë e përkohshme derisa të krijohet një sistem i sigurt për t’i mbrojtur ato, dhe më pas gratë do të lejohen sërish të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, aktivistja dhe ish-gjyqtarja afgane Najla Ayoubi deklaroi se shumë gra dhe vajza afgane po niseshin të futura nëpër arkivole jashtë kufijve për tu përdorur si skllave seksi.

"Ka kaq shumë gra të reja në javët e fundit duke u dërguar në vendet fqinje në arkivole për t'u përdorur si skllave seksi. Ata detyrojnë familjet të martojnë vajzat e tyre të vogla me luftëtarët talebanë. Unë nuk e shoh se ku është premtimi që ata mendojnë se gratë duhet të shkojnë në punë, kur ne po i shohim të gjitha këto mizori”, është shprehur aktivistja afgane.

Të fundit