Flash News

Bota

Talebanët lejojnë gratë të studiojnë në universitete, por të mbuluara dhe në klasa të ndara sipas gjinisë

Talebanët lejojnë gratë të studiojnë në

Gratë në Afganistan mund të vazhdojnë të studiojnë në universitete, përfshirë në nivelin pasuniversitar, por në klasa të ndara nga meshkujt dhe të mbuluara.

Ministri i Arsimit të Lartë Abdul Baqi Haqqani parashtroi politikat e reja në një konferencë shtypi dje, një ditë pasi talebanët ngritën flamurin e tyre mbi pallatin presidencial, duke sinjalizuar fillimin e punës së qeverisë së re, të gjithë meshkuj të shpallur javën e kaluar.

Rritja e talebanëve ka ngjallur frikën se grupi do të kthehej në sundimin drakonian që përcaktoi periudhën e tij të parë në pushtet në Afganistan, 20 vjet më parë. Kjo përfshin mohimin e arsimimit për vajzat dhe gratë, si dhe përjashtimin e tyre nga jeta publike.

Deklarata më e fundit vjen pasi grupi ka kërkuar legjitimitet ndërkombëtar pas ofensivës së tij të shpejtë në të gjithë vendin, ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiteshin të tërhiqnin trupat deri në 31 gusht. Talibanët morën Kabulin më 15 gusht.

Pavarësisht qëndrimit të talebanëve, gratë janë ndaluar nga sportet dhe talebanët kanë përdorur dhunë ditët e fundit kundër protestuesve femra që kërkojnë të drejta të barabarta.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit