Flash News

Bota

Talebanët morën Afganistanin, ish-ushtari që humbi këmbën në luftë: Zemërthyer! Sakrificat tona u fshinë

Talebanët morën Afganistanin, ish-ushtari që humbi
Foto/ Johno Lee në momentin kur humbi këmbën gjatë luftimeve në Afganistan

Një ish-ushtar që humbi këmbën gjatë shërbimit në Afganistan u shpreh "zemërthyer" teksa vendi tashmë është nën kontrollin total të forcave talebane.

Sipas BBC, Johno Lee, tani këshilltar i qarkut në Nottinghamshire, u plagos gjatë një shpërthimi në fushën e minuar në tetor të vitit 2007. Ai tha se ishte në "mosbesim të plotë" mbi mënyrën se si ishin zhvilluar ngjarjet javët e fundit në Afganistan.

38-vjeçari tha se ndihej sikur sakrificat që ai dhe veteranët e tjerë bënë ishin "fshirë" në javë. Lee tha se të shihte frikën dhe dëshpërimin tek njerëzit që jetonin atje, e kishte zemëruar dhe mërzitur.

"Është dëshpëruese të shohësh sakrificën tonë në Afganistan të fshihet plotësisht. Të shohësh zonat ku ne kemi dhënë fjalë për fjalë gjak, djersë, lot dhe gjymtyrë për ta mbrojtur atë nga luftimet e talebanëve, për t'u dhënë njerëzve një jetë më të mirë, të bjerë brenda disa orësh është absolutisht zemërthyese. Unë thjesht nuk mund ta kuptoj sesi vendi u lejua të binte në më pak se dy javë”, tha ai.

Talebanët shpallën fitoren të dielën, kur rimorën kryeqytetin afgan të Kabulit gati 20 vjet pasi u rrëzuan nga pushteti nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA.

Talebanët morën Afganistanin, ish-ushtari që humbi
Ish-ushtari Johno Lee

Të fundit