Flash News

Bota

Talebanët morën Afganistanin, por cila është zona e vetme që po i reziston pushtimit

Talebanët morën Afganistanin, por cila është zona e vetme
Foto Ilustruese/ Lugina Panjshir

Kabuli, kryeqytetit afgan, ra në duart e talebanëve vetëm pak ditë më pare. Presidenti amerikan Joe Biden tërhoqi trupa ushtarake të SHBA-së dhe ish-presidenti afgan Ashraf Ghani braktisi vendin dhe u largua në mes të kaosit.

BBC raporton se ka akoma një zonë ‘të fshehur’ në Afganistan e cila po i reziston pushtimit nga militantët talebanë. Lugina Panjshir ka një reputacion të gjatë të rezistencës.

Komandanti i saj legjendar ushtarak Ahmad Shah Massoud, e mbrojti luginën me sukses gjatë luftës sovjetiko-afgane, dhe më pas në luftën civile me talebanët, deri në vdekjen e tij në vitin 2001.

Të paktën dy ish-zyrtarë afganë janë konfirmuar të fshihen në Panjshir, përfshirë edhe Ahmad Massoud, djalin e Ahmad Shah Massoud.

Por analistët kanë paralajmëruar se Panjshir nuk do të jetë në gjendje të përballojë një ofensivë të plotë nga militantët talebanë.

“Rezistenca për momentin është vetëm verbale, sepse talebanët nuk e kanë provuar akoma të hyjnë në Panjshir”, ka thënë për agjencinë e lajmeve AP specialisti afgan Gilles Dorronsoro.

Abdul Sayed, një kërkues i pavarur i ndodhur në Suedi, tha gjithashtu se “Talebanët e rrethojnë Panjshirin nga të gjitha anët, dhe nuk mendoj se biri i Massoud mund të rezistojë më shumë se disa muaj. Për momentin, ai nuk ka një mbështetje vërtet të fortë.”

Të fundit