Flash News

Bota

Talebanët ndalojnë arsimin e lartë për vajzat dhe gratë

Talebanët ndalojnë arsimin e lartë për vajzat dhe gratë

Sundimtarët talebanë të Afganistanit ndaluan arsimin universitar për vajzat dhe gratë në mbarë vendin. Islamistët e linjës së ashpër vazhdojnë të shtypin të drejtën e grave për arsimim dhe liri.

Pavarësisht se premtuan rregulla më të buta kur morën pushtetin vitin e kaluar, talebanët kanë rritur kufizimet në të gjitha aspektet e jetës së grave, duke injoruar ktikat e ndërkombëtarëve.

“Ju njoftojmë të gjithë që të zbatoni menjëherë urdhrin e përmendur për pezullimin e shkollimit të femrave deri në një njoftim të dytë”, thuhet në letrën e dërguar të gjitha universiteteve shtetërore dhe private, të nënshkruar nga ministrja e Arsimit të Lartë, Neda Mohammad Nadeem.

Ndalimi i arsimit të lartë vjen më pak se tre muaj pasi mijëra vajza dhe gra iu nënshtruan provimeve pranuese universitare në të gjithë vendin, me shumë prej tyre që aspirojnë të zgjedhin mësimdhënien dhe mjekësinë si karrierë të ardhshme.

Universitetet janë aktualisht në pushim dimëror dhe pritet të rihapen në mars.

Pas marrjes së vendit nga talebanët, universitetet u detyruan të zbatonin rregulla të reja duke përfshirë klasat dhe hyrjet e ndara sipas gjinisë, ndërsa gratë lejoheshin të jepnin mësim vetëm nga profesoresha gra ose burra të moshuar.

Burimi: France 24

 

Të fundit