Flash News

Bota

Talebanët përparojnë drejt Kabulit, Biden autorizon 1 mijë trupa amerikanë që të tërheqin diplomatët nga Afganistani

Talebanët përparojnë drejt Kabulit, Biden autorizon 1 mijë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden autorizoi 1 mijë trupa amerikanë që të shkojnë në Afganistan, që të sigurojnë tërheqjen e punonjësve diplomatikë të Shteteteve të Bashkuara dhe aleatëve.

Trupat amerikane gjithashtu do të ndihmojnë në evakuimin e afganëve që punuan me ushtrinë gjatë luftës gati dy-dekadëshe, raporton AP.

Vendimi i minutës së fundit për të futur përsëri mijëra trupa amerikane në Afganistan erdhi talebanët morën kontrollin e shumë qyteteve afgane brenda pak ditësh.

Militantët kapën sot një tjetër qytet afër Kabulit. Ata morën Maidan Ëardak. Helikopterët po zbresin në ambasadën amerikane në Kabul, ndërsa automjetet diplomatike po largohen teksa talebanët po avancojnë në kryeqytetin afgan.

Kabuli po mbahet ende nga  qeveria qendrore e vendit. Presidenti Ashraf Ghani foli dje për herë të parë, pasi nisi ofensiva. Komandantët e luftës me të cilët ai negocioi vetëm disa ditë më parë u janë dorëzuar talebanëve ose kanë ikur, duke e lënë Ghani pa një mundësi ushtarake.

Të fundit