Flash News

Bota

Talebanët shkojnë në pallatin presidencial, bisedime për transferim paqësor të pushtetit

Talebanët shkojnë në pallatin presidencial, bisedime për

Negociatorët talebanë kanë shkuar në pallatin presidencial në kryeqytetin e Afganistanit, për t'u përgatitur për një "transferim të pushtetit", tha një zyrtar, raporton Euronews.

Ministri i Brendshëm afgan Abdul Sattar Mirzakëal tha se do të ndodhë një "transferim paqësor i pushtetit" në një qeveri kalimtare. Talibanët janë afër kontrollit të plotë të vendit.

"Afganët nuk duhet të shqetësohen ... nuk do të ketë sulm mbi Kabul. Dhe do të ketë një transferim paqësor të pushtetit tek një qeveri kalimtare," tha Mirzakëal në një video-mesazh.

Talibanët kanë thënë se nuk planifikojnë të marrin kryeqytetin me forcë. Punonjësit e ambasadave të huaja janë larguar me nxitim ditën e sotme.

Të fundit