Flash News

Bota

Tampon negativ për të hyrë në restorant, francezët ngrihen në protesta: Poshtë diktatura!

Tampon negativ për të hyrë në restorant, francezët

Këtë mëngjes Parisi u përfshi nga disa protesta masive në kuadër të paradës tradicionale për Ditën e Bastijës. Sipas televizionit France 24, demonstruesit u shprehën të pakënaqur me vendimin e njoftuar të hënën për të detyruar punonjësit shëndetësorë të vaksinohen dhe të sjellin një fletë shëndetësore për shumicën e vendeve publike.

Ndërkohë edhe njerëzit e vaksinuar do të duhet të paraqesin një rezultat negativ të tamponit, për të hyrë në një restorant. Që nga momenti i njoftimit, francezët vendosën të dalin në protestë për të goditur Covid-19.

"Ky nuk është në emër të lirisë", ishte mesazhi i njërit nga protestuesit. Në disa zona të kryeqytetit, policia përhapi gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e turmës.

Rruga e deklaruar e protestës nuk u respektua, tha prefektura e policisë në një njoftim, duke përmendur "hedhjen e predhave" dhe ndezjen e zjarreve nga demonstruesit.

Në të gjithë Parisin rreth 2,250 njerëz protestuan, ndërsa demonstrata të tjera u zhvilluan në Toulouse, Bordeaux, Montpelier, Nantes dhe në shumë zona të tjera. Autoritetet franceze vlerësuan numrin e përgjithshëm të protestuesve në 19,000 qytetarë.

Ministria e Brendshme raportoi deri në 53 protesta të ndryshme në të gjithë Francën. "Poshtë diktatura", brohorisnin protestuesit.

Njëri prej protestuesve, Yann Fontaine, nëpunës noteri 29-vjeçar nga rajoni Berry në Francën qendrore, tha se ai kishte ardhur për të demonstruar në Paris duke argumentuar se vendosja e një karte shëndetësore ishte e barabartë me "veçimin".

"Macron luan me frikën, është revoltuese. Unë njoh njerëz që tani do të vaksinohen vetëm në mënyrë që të mund t'i çojnë fëmijët e tyre në kinema, jo për të mbrojtur të tjerët nga format serioze të Covid," tha ai.

Qeveria franceze njoftoi vendimin e saj për të imponuar teste Covid për njerëzit që duan të hanë në restorante. "Nuk ka ndonjë detyrim vaksine, kjo është nxitje maksimale," tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal atëherë.

"Unë e kam të vështirë ta kuptoj, në një vend ku 11 vaksina janë tashmë të detyrueshme ... që kjo mund të shihet si një diktaturë", ka thënë më tej ai.

Të fundit