Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Të bëhesh" burrë për t'i shpëtuar martesës, The New York Times: Burrneshat shqiptare! Si u braktis “virgjëria e betuar”

Një traditë shekullore në të cilën gratë e deklaruan veten burra në mënyrë që të gëzonin privilegjet mashkullore, po vdes pasi gratë e reja kanë më shumë mundësi në dispozicion për të jetuar jetën e tyre. Kështu e nis artikullin The New York Times, dedikuar grave burrnesha të Shqipërisë.
Një rrëfim personal i një gruaje e cila vendosi t'i thotë jo martesës dhe t'i bashkohet vëllazërisë shqiptare të quajtur "burrneshat" duke thyer tabunë që sot shumë pak gra druhet ta bëjnë, të betohen për një beqari të përjetshme dhe të braktisin të ashtuquajturën tradita e "virgjëreshave" .
E gjendur në një shoqëri të mbyllur dhe patriarkale, të lidhur ngushtë me traditat e vjetra, në veriun e largët të Shqipërisë, Gjystina Grishaj kur ishte adoleshente mori një vendim drastik: Ajo do të jetonte pjesën tjetër të jetës së saj si burrë.
Ajo nuk donte të martohej në moshë të re, nuk i pëlqente gatimi, hekurosja e rrobave ose "të bënte ndonjë nga gjërat që bëjnë gratë", kështu që ajo iu bashkua një vëllazërie shqiptare që njihet si "burrneshat dhe e quajti veten si Duni.
"Mora një vendim personal dhe më pas u thash të tjerëve: Unë jam burrë dhe nuk dua të martohem," kujton Duni momentet e para kur i kishte treguar familjes për vendimin e vet.
Sot shumë pak gra duan të bëhen ato që antropologët i quajnë "virgjëreshat e betuara" të Shqipërisë, një traditë që ka nisur shekuj më parë. Ata betohen për beqari të përjetshme dhe gëzojnë privilegje mashkullore, si e drejta për të marrë vendime familjare, për të pirë duhan, për të pirë dhe për të dalë vetëm.
Duni tha se zgjedhja e saj u pranua nga pjesa më e madhe e njerëzve, edhe pse nëna e saj insistonte që ajo të ndryshonte mendje deri ditën kur vdiq në 2019. Ashtu si burrneshat e tjera, Duni, e cila në dokumente zyrtare është ende Gjystina Grishaj, njerëzit I drejtohen asaj në mënyrë tradicionale, pa përdforur në asnjë moment përemrat në gjininë femërore por nuk e konsideron në asnjë moment veten si transgjinore.
Vëllazëria, të cilës Duni iu bashkua gati 40 vjet më parë po vdes ngadalë, pasi Shqipëria po ndryshon vazhdimisht dhe edhe në zonat rurale paternaliste, gratë e reja gëzojnë më shumë mundësi. Fshati i saj, i cili është i krishterë, si pjesa më e madhe e veriut të vendit, vitet e fundit ka filluar të zhdukë ngadalë izolimin klaustrofobik, falë ndërtimit të një rruge gjarpërushe nëpër male që tërheq vizitorët e shumtë e në të njëjtën kohë siguron një rrugëdalje për gratë vendase me dëshirë të fortë që duan të jetojnë jetën e tyre.
Shumë, si Duni, u betuan që të shpëtonin nga martesat e detyruara, disa në mënyrë që të mund të marrin rolet tradicionale të meshkujve , si drejtimi i një ferme në një familje ku të gjithë burrat kishin vdekur nga gjakmarrja dhe të tjerë sepse thjesht ndiheshin më shumë si burra.

"Shoqëria po ndryshon dhe burrneshat po vdesin," tha Gjok Luli, një ekspert mbi traditat e Shqipërisë. Nuk ka shifra të sakta sesa janë ende gjallë, por nga dhjetëra që janë aktualisht, shumica janë të moshuar. Duni, 56 vjeç, është ndoshta më i riu.
"Ishte një mënyrë për të shpëtuar nga roli si grua ," tha zoti Luli, "por tanimë nuk ka nevojë për të ikur më."
Mes atyre që tani janë në gjendje të zgjedhin rrugë të ndryshme në jetë, është edhe mbesa e Dunit, Valerjana Grishaj. Ajo është 20 vjeçe dhe ka vendosur që në adoleshencë të linte malet dhe të transferohej në Tiranë, në kryeqytetin relativisht modern të Shqipërisë. Fshati, tha jo nuk është vend për mua, teksa pinim kafe në një kafene në Tiranë.
"Të gjithë shoqet e mia atje janë martuar që kur ishin 16 vjeç," tha ajo.
Por zonusha Grishaj tha se e kuptonte se përse tezja e saj mori vendimin për tu shëndrruar në burrneshë.
"Nuk kishte gra të forta, të pavarura," tha ajo. "Për të qenë e tillë, duhet të bëheshe burrë."
Ajo nuk kurseu vlerësimet për prindërit e saj që e kishin lejuar të bënte zgjedhjet e saj.
"Unë isha shumë me fat, por prindër si të mitë janë të rrallë," tha zonjusha Grishaj, duke vënë në dukje se shumica i bëjnë presion vajzave të tyre që të martohen si adoleshente.
Shqipëria, e cila ishte e izoluar në periudhën e diktaturës komuniste deri në 1991, vitet e fundit ka patur një zhvillim të madhe ekonomik dhe social dhe vendi është lidhur gjithnjë e më shumë me pjesën tjetër të Evropës.
Por Tirana, në të cilën zonjusha Grishaj u transferua në moshën 17 -vjeçare për të studiuar për regji, mund të jetë ende një vend i vështirë për një grua të re që përpiqet të gjejë rrugën e saj.
"Patriarkalizmi ekziston akoma, edhe këtu në Tiranë," tha mbesa e Dunit. Gratë e reja që jetojnë vetëm, ajo u ankua, shpeshherë bëhen subjekt thashethemesh dhe shihen si të pandershme.
Megjithatë, "gratë sot kanë shumë më tepër liri se më parë dhe nuk kemi nevojë të bëheni burrë për të jetuar jetët tona".
Duke u shpallur burrë, Duni nuk po godiste normat konvencionale gjinore, por në fakt po iu nënshtrohej atyre. Ajo ndan të njëjtat pikëpamje transfobike dhe homofobike që janë të përhapura masivisht në Shqipëri.
Në fakt të gjithë në fshatin e saj të Lepushës besonin se burrat do të kishin gjithmonë më shumë fuqi dhe respekt, kështu që mënyra më e mirë për një grua që të ndante privilegjin e tyre ishte të bashkohej me ta, në vend që të përpiqej t'i mposhte ata.
Teksa analizonte katër dekada të jetës së saj ku vishet, sillet dhe trajtohet si burrë ajo thotë "Si burrë, merr një status të veçantë në shoqëri dhe në familje. Unë kurrë nuk kam veshur një fustan dhe kurrë nuk jam penduar për vendimin tim," tha Duni.

Mbështetja e kësaj tradite, në fakt nxitej edhe më shumë nga Kanuni i cili i klasifikonte gratë si llafazane, qëllimi i të cilave ishte t'u shërbente burrave.
Statusi i ulët i grave u dha atyre një avantazh, megjithatë i përjashtonte ato nga betejat që për shekuj me radhë shkatërruan familjet shqiptare pasi burrat nga klanet e armiqësisë vriteshin në një cikël të pafund vrasjesh. Prindërit, djemtë e të cilëve ishin vrarë të gjithë, shpesh i bënin thirrje një vajze të bëhej burrneshë, kështu që do të kishte një burrë që të përfaqësonte familjen në mbledhjet e fshatit dhe të menaxhonte pronën e saj.
Një grua që bëhej një virgjëreshë e betuar shihej si jo plotësisht mashkull, nuk llogaritej në gjakmarrje dhe prandaj i shpëtonte vrasjes nga një klan rival.
Luli, ekspert për traditat vendase, tha se një nga kushërinjtë e tij, i cili mbante nofkën Kuba në vend të emrit origjinal, Tereza, ishte një fëmijë i vetëm dhe u bë një virgjëreshë e betuar në mënyrë që të shmangte martesën dhe të shmangte që prindërit e saj të ishin vetëm. Ajo vdiq në 1982.
Ai e krahasoi Kubën me një "grua që vendosi të bëhet murgeshë". “Është i njëjti lloj përkushtimi," tha zoti Luli, " por ndaj familjes në vend të Zotit."
Për shqiptarët që përpiqen të arrijnë për barazinë gjinore, një përkushtim i tillë nxit ndjenja të përziera.
"Të thuash që nuk do të marr urdhra nga një burrë është një politikë feministe," tha Rea Nepravishta, një aktiviste për të drejtat e grave në Tiranë. "Të thuash që unë njam pronare e vetes dhe nuk do të jem në pronësi të një burri është feministe." Por, shtoi ajo, "të jesh i detyruar të sillesh si burrë në vend të gruas është krejtësisht antifeministe-është e tmerrshme".
Pabarazitë e përcaktuara nga Kanuni, tha z Nepravishta, u dha grave një zgjedhje "ose të jetonin si gjysmë kafshë ose të kishin njëfarë lirie duke u sjellur burrë". Ndërsa patriarkalizmi, është ende I fortë në shoqëri, ai ka humbur njëfarë fuqie dhe nuk i vë më gratë përballë zgjedhjeve të tilla.
Disa burrnesha thanë se ata e deklaruan veten burra thjesht sepse nuk ndiheshin kurrë si gra.
Diana Rakipi, 66 vjeç, një burrneshë në qytetin bregdetar të Durrësit, tha: "Unë gjithmonë ndihesha si burrë, madje edhe si djalë."
Znj. Rakipi kënaqet duke u sjellë pas bossy. Në një shëtitje pranë apartamentit të saj të vogël me një dhomë, ajo ndalonte kalimtarët të cilët mendonte se po silleshin në mënyrë të pahijshme, si një djalë që pa se godiste vëllain e tij dhe e qortoi.
Rakipi, e cila u rrit në veri para se të transferohej në Durrës, tha se ajo bëri betimin si burrneshë kur ishte adoleshente para dhjetëra të afërmve dhe u zotua se do t'i shërbente familjes si burrë. Ajo kishte marrë vendimin pasi djali i vetëm i prindërve të saj vdiq nga sëmundja dhe gjithmone theksonte se atë e kishte dërguar Zoti për të zëvendësuar vëllain e saj të vdekur.
“Unë gjithmonë konsiderohesha mashkull i familjes. Ata ishin të gjithë të mërzitur nga vdekja e vëllait tim, "tha ajo, e ulur në një kafene ku të gjithë klientët e tjerë ishin burra. Ajo mbante një beretë të zezë ushtarake, një kravatë të kuqe, pantallona burrash dhe një jelek safari, me xhepat e mbushur me hajmali të besimeve të saj eklektike, duke përfshirë një kryq të krishterë dhe një medalion me fytyrën e diktatorit të dikurshëm të Shqipërisë, Enver Hoxha.
Zonja Rakipi reagoi me përbuzje kur u pyet për njerëzit që i nënshtrohen operacioneve për të ndryshuar gjininë. "Nuk është normale," tha ajo. "Nëse Zoti ju bëri grua, ju jeni një grua."
Duni, nga fshati Lepushe, gjithashtu ka pikëpamje të forta mbi këtë çështje, duke thënë se ndryshimi i gjinisë shkon "kundër vullnetit të Zotit" dhe se njerëzit "duhet të futen në burg" nëse e bëjnë këtë.
"Unë nuk kam jetuar si burrneshë sepse dua të jem burrë fizikisht. Unë e kam bërë këtë sepse dua të marr rolin e luajtur nga burrat dhe respektin e një burri, "tha ajo. "Unë jam një burrë në shpirt, por të kesh organe gjenitale mashkullore nuk është ajo që të bën burrë."
Vendasit në Lepushe, përfshirë Manushaqe Shkozën, kamariere në një kafene në fshat, thanë se vendimi i Dunit për t'u bërë burrë erdhi fillimisht si surprizë, por u pranua shumë kohë më parë.
"Të gjithë e shohin një gjë të tillë si normale," tha zonja Shkoza.
Duni tha se ishte e trishtuar që tradita e virgjëreshave të betuara do të shuhej, por vuri në dukje se mbesa e saj në Tiranë I kishte treguar se tani kishte mënyra më pak drastike që një grua të jetonte një jetë të plotë dhe të respektuar.
"Shoqëria po ndryshon, por unë mendoj se kam marrë vendimin e duhur për kohën time," tha Duni. “Nuk mund të kthehem mbrapsht tani dhe të heq dorë nga roli që kam zgjedhur. Unë u betova për familjen time. Kjo është një rrugë në të cilën nuk mund të kthehesh ”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38