Flash News

Bota

Të djathtët fitojnë në Itali/ Për herë të parë një kryeministre grua, Meloni: Nuk do ta tradhëtojmë besimin tuaj!

Të djathtët fitojnë në Itali/ Për herë të

E djathta ka arritur të fitojë zgjedhjet në Itali. Për herë të parë, Italia do të qeveriset nga një grua, Giorgia Meloni.

Rezultati ende nuk është zyrtarizuar, por koalicioni i udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë ka një shumicë të qartë. Giorgia Meloni ka reaguar në rrjetet sociale, ku shkruan: "Ne nuk do ta tradhtojmë besimin tuaj"!

Në senat, të djathtët kanë marrë rreth 43% të votave, ndërsa qendra e majtë ka marrë rreth 27%. 'Fratteli di Italia', është partia e parë me më shumë se 26% të votave, Lega bie në 9% ndërsa Forza Italia e Silvio Berslusconit është rreth 8%.

Pjesmarrja në votime ishte 63,95% morën pjesë në votime. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë për zgjedhjet e përgjithshme.

 

Të fundit