Flash News

Bota

Të fshehur në anijen e mallrave, arrestohen 7 emigrantët shqiptarë në Angli

  Të fshehur në anijen e mallrave, arrestohen 7 emigrantët

Shtatë emigrantë shqiptarë janë arrestuar pasi u gjetën të fshehur në bordin e një anije mallrash në brigjet Dorset në Britaninë e Madhe.

Kapiteni i anijes që transportonte naftë ka raportuar se disa shtetas ilegalë ndodheshin në bord.

Ne morëm një telefonatë rreth orës 05.40 të së martës, 9 shkurt 2021 nga shërbimi i ndihmës së shpejtë në lidhje me një person në nevojë për trajtim mjekësor në një anije tregtare të quajtur Chise Bulker, pranë Portland.

Si rezultat i hetimeve, u përcaktua që një numër i vogël i individëve të paidentifikuar ishin në bordin e anijes dhe se askush prej tyre nuk kërkoi ndihmë mjekësore“, raportuan autoritetet, shkruan dailymail.  

Anija në pronësi të Orrix Corp mbërriti në Portland më 9 shkurt pranë Weymouth pasi u ngarkua në portin e Rouen në Francë.

Shqipëria renditet si një prej shteteve me numrin më të madh të personave që çdo vit tentojnë të hynë ilegalisht në Angli.

Pasi udhëtojnë me avionin në vendet e BE nga aty përmes Francës, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës tentojnë hyrjen në Angli me kamionë, anije peshkimi ose dokumente të falsifikuara.

Të fundit