Flash News

Bota

"Të masakrojmë hebrenjtë", shkarkohet drejtori i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, shkak një deklaratë për Holokaustin

"Të masakrojmë hebrenjtë", shkarkohet drejtori i

Drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Tokyo është shkarkuar, për shkak të deklaratave të papërshtatshme që kishte bërë më herët për  Holokaustin.

Presidenti i Tokyo 2020, Seiko Hashimoto tha në një konferencë të enjten se Kentaro Kobayashi, i cili ishte pjesë e një akti komedi në vitet 1990, ishte shkarkuar për shkak të komenteve tallese me tragjedinë.

Në një videoklip të aktit të tij të vitit 1998, Kobayashi u pa duke bërë shaka për një lojë që ai e quajti "le të luajmë e të masakrojmë hebrenjtë", duke nxitur të qeshura në audiencë.

Qendra Simon Wiesenthal, një organizatë ndërkombëtare hebrenjsh për të drejtat e njeriut dënoi sjelljen e Kobayashi. Vetë ky i fundit ka shprehur pendesë për atë deklaratë.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit