Flash News

Bota

“Të paaftë”, Zelensky akuza organizatave ndërkombëtare pas shkatërrimit të digës

“Të paaftë”, Zelensky akuza organizatave

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që të bashkohen menjëherë me operacionin e shpëtimit dhe të ndihmojnë njerëzit në pjesën e pushtuar të rajonit Kherso”.

Në një video-fjalim të mbajtur mbrëmjen e djeshme, Zelensky u shfaq kritikat me organizatat ndërkombëtare, kur tha se kanë harruar të shpëtojnë jetë.

“Çdo person që vdes atje është një vendim për arkitekturën ekzistuese ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare që kanë harruar se si të shpëtojnë jetë.

Nëse nuk ka asnjë organizatë ndërkombëtare në zonën e kësaj fatkeqësie tani, do të thotë se ajo nuk ekziston fare, se është e paaftë për të funksionuar. Të gjitha thirrjet përkatëse nga Ukraina dhe qeveria jonë janë në vend”, u shpreh ai.

Tridhjetë komunitete përgjatë lumit Dnipro janë përmbytur pasi diga Kakhovka u bombardua të martën. Zyrtarët thanë gjithashtu se mijëra njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Ukraina ka bërë thirrje për një përpjekje ndërkombëtare për të ndihmuar mijëra njerëz në territorin e pushtuar nga Rusia, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.

Të fundit