Flash News

Bota

Të pakënaqur me pagat dhe duan kushte më të mira pune, mjekët gjermanë hyjnë në grevë

Të pakënaqur me pagat dhe duan kushte më të mira pune,

Mjekët që punojnë në spitalet komunale të Gjermanisë kanë bojkotuar vendet e punës me kërkesën për paga dhe kushte më të mira.

Në qytetin e Hamburgut, rreth 2000 mjekë marshuan në qendër të qytetit duke mbajtur pankarta, ku shkruhej “Punë e mirë-pagë e mirë”.

Sipas mediave të huaja, greva kishte në shënjestër spitalet publike në shtatë nga 16 shtetet e Gjermanisë dhe spitalet private.

Sindikata e mjekëve Marburger Bund po kërkon kompensim për inflacionin që nga rritja e fundit e pagave në vjeshtën e 2021 plus një rritje prej 2.5% për 55,000 mjekë spitalorë.

Ajo ka bërë thirrje për greva të mëtejshme në shtetet e tjera më 30 mars. Shoqata e punëdhënësve VKA tha se kërkesat për kompensim inflacioni dhe rritje page ishin të paarsyeshme.

Të fundit